Integrimi
Nuk ka të bëjë me të huajt
„Unë ndjehem si zviceran“, deklaron Ukë Kabashi për të përditshmen „St. Galler Tagblatt“. Ai është prindi i kampionit të dyfishtë botëror në karate, shqiptarit nga Kosova Elson Kabashi. Në Zvicër, Uka kishte ardhur para më tepër se 30 vite, për të punuar, sqaron ai.
Pas disa vitesh, ai e merr edhe familjen me vete. „Shtëpia jonë nuk ekziston më në Kosovë, çdo gjë është bombarduar“, ka deklaruar Uka. Në Kreuzlingen, për të është gjithçka më mirë. Me të huajt tjerë ai nuk ka kontakte, por shumë më tepër me zviceranët. Aktualisht, familja Kabashi është e pajisur me pasaportë zvicerane.
Përndryshe, Elsoni ishte kampion i dyfishtë botëror dhe kampin i katërfishtë evropian në karate, ndërsa që nga muaji janar i këtij viti, ai i tha lamtumirë këtij sporti luftarak, duke iu përkushtuar trajnimit të atletëve të rinj.
Kosovari 36-vjeçar ka qenë kapiten i Kombëtares zvicerane në karate dhe tani është asistent i seleksionuesit të Kombëtares zvicerane, si dhe trajner i shkollës sportive elite kombëtare në Thurgau. Këtu, me një ekip prej shtatë anëtarësh dhe me vëllain e tij, ai ushtron talente të rinj.
Ndër më të suksesshmit e shkollës së Kabashit, janë nipat e tij Kolë dhe Kevin Kabashi. Kola është kampion i pesëfishtë në Gjermani, kampion i dyfishtë në Zvicër dhe disa herë ka korrë suksese në arenën ndërkombëtare. Kevini është kampion i katërfishtë dhe gjatë vitit të kaluar nuk ka pësuar asnjë disfatë. Kjo nuk është e gjitha, tre karateistë nga kjo shkollë janë në Kombëtaren zvicerane dhe kjo është meritë e Elson Kabashit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë Mira Murati nis revolucioni në inteligjencën artificiale me një financim ambicioz prej 2 miliardë dollarësh...
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
-
Gjuha Shqipe futet në arsimin publik të një shkolle në Nju-Jork
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër
Jeta në Zvicër
-
Kur do të rihapen qafat malore zvicerane për trafikun e makinave këtë pranverë? Të mbyllura për dimër, kalimet në Alpet zvicerane janë planifikuar të rihapen për trafikun e makinave...
-
Iniciativa për “sovranitetin zviceran”, e pasuksesshme
-
Banorët në Zvicër paralajmërohen të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të reja tatimore
-
Moti në Zvicër: Tani po vjen shiu i shumëpritur, duke filluar nga nesër
-
14 kilometra kolona para tunelit Gotthard, TSC rekomandon rrugë alternative përmes San Bernadinos