Integrimi

Nuk ka strehim për azilkërkuesit nga Ballkani

Azilkërkuesit nga Ballkani mund të mbeten rrugëve në qiell të hapur pa strehim nëse ia mësyjnë rajonit Rheinland-Pfalz në Gjermani

Për azilkërkuesit nga “vende të sigurta të origjinës”, siç janë Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, në Rheinland-Pfalz në Gjermani nuk do të ketë më strehim. Këtë vendim e ka marrë Këshilli në Rheinland-Pfalz, pavarësisht procedurave aktuale të azilit.

Autoritetet në Rheinland-Pfalz janë duke i kërkuar qeverisë së shtetit që të mos sjellin më në komunat e tyre refugjatët nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina, raportojnë mediat gjermane. 

Azilkërkuesit nga këto vende duhet të qëndrojnë në qendrat e mëdha për pranimin e refugjatëve derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil, tha Burkhard Mueller, zyrtar në  Rheinland-Pfalz. 

Në qytetet e mëdha është gjithnjë e më vështirë për të gjetur strehim të përshtatshëm për refugjatët.

Zyrtarë të Ministrisë së Integrimit kanë thënë se deri tani  nuk kishte mbërritur zyrtarisht një kërkesë e tillë. 

Një zëdhënëse e ministrisë tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë dimër që po vjen nuk do të ketë ndalim të përgjithshëm  deportimit të pjesëtarëve të minoritetit rom.

Këtë vit deri sot janë regjistruar rreth 17 për qind të të gjitha kërkesave për azil nga qytetarët e vendeve ballkanike: Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Shumica prej tyre janë romë