Lajme
Nuk ka shtetas të huaj në mesin e të vrarëve në sulmin në Pragë
Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë të premten se policia i ka identifikuar 14 personat e vrarë nga një student i armatosur të enjten në Pragë, dhe se nuk ka të huaj në mesin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Por, në mesin e të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një shtetas i Holandës, theksoi ai.
“Janë 14 të vrarë nga i armatosuri i çmendur, dhe njëri nga të vdekurit është edhe vetë sulmuesi”, tha Rakusan për televizionin çek.
Më herët, autoritetet kishin raportuar për 14 viktima në universitet.
Më shumë se 20 persona të tjerë u plagosën në njërin prej sulmeve më të rënda masive në historinë e Republikës së Çekisë.
Sulmi i përgjakshëm ndodhi të enjten në Departamentin e Filozofisë në Universitetin e Karlit, ku sulmuesi ishte student, tha shefi i Policisë së Pragës, Martin Vondrasek. Sulmuesi vdiq, po ashtu, thanë autoritetet. Emri i tij nuk është publikuar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha të enjten se nuk ka shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur në sulmin që ka ndodhur në Pragë.
Policia beson se sulmuesi e vrau babanë e vet të enjten në mëngjes në vendlindjen e tij, Hostun, në perëndim të Pragës, dhe se ai kishte planifikuar të kryente vetëvrasje, sipas Vondrasek, i cili nuk shpjegoi më shumë.
Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet.
Vondrashek shtoi se sulmuesi kishte leje armësh dhe posedonte disa të tilla.
Motivi për të shtënat vdekjeprurëse në Fakultetin e Arteve nuk është ende i qartë. Policia tha se ka informacione të pakonfirmuara se i dyshuari – i identifikuar nga mediat si David K. – është frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, por nuk dha detaje të tjera.
Autoritetet shpallën të shtunën e 23 dhjetorit ditë zie në Çeki. Me flamujt që do të ulen në gjysmështizë dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin, do të nderohen dhe do të kujtohen të 14 të vrarët.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!