Jeta në Zvicër

Nuk ka recesion në Zvicër

Ekonomia zvicerane është rritur, në kundërshtim me pritjet e shumicës së ekonomistëve në tremujorin e dytë. Siç ka raportuar Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO), të premten, Bruto Produkti i Brendshëm (PBB) nga prilli deri në qershor në terma realë kishte mbërritur në 0.2%, raporton NZZ, përcjell albinfo.ch.

Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka rezultuar me një rritje prej 1.2%. Duke pasur parasysh frangun e fortë zviceran ishte pritur një rënie e mëtejshme, në mënyrë që ekonomia do të ishte në një recesion.

Megjithatë, mund të shihet se ekonomia zvicerane është nën presion të lartë dhe shumë kompani nuk kanë qenë në gjendje për t‘i mbajtur stabil të ardhurat e tyre në saje të shkurtimeve të konsiderueshme të çmimeve.

Dymbëdhjetë analistë financiarë nga Reuters kishin parashikuar që produkti i brendshëm bruto i Zvicrës, i cili peshon 690 miliardë, do të bjerë me 0.1 për qind në tremujorin e dytë.

Bazuar në parashikimet në qershor, SECO paralajmëron për vitin aktual një rritje të PBB-së prej 0.8%.