Shkurt.ch

Nuk ka politikë të unifikuar për refugjatët në BE

Nuk ka politikë të unifikuar për refugjatët, ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në një intervistë për SRF.

“Interesat nacionale janë përpara frymës evropiane”, tha Schulz në një intervistë me programin televiziv “Rundschau” në SRF.

Schulz ka kritikuar veçanërisht ato vende të cilat nuk dëshirojnë të marrin pjesë në shpërndarjen e refugjatëve në Evropë.

Në qoftë se vetëm katër vende duan të rivendosin refugjatët, atëherë ka një krizë.

Debati për një kufi në pritjen e refugjatëve nga presidenti i Parlamenti Evropian quhet si “debati teorik”. Kjo ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë në qoftë se kufiri tashmë është arritur.

Refugjatët e “tepërt” thjesht nuk mund të kthehen në zonat e luftës.