Integrimi
Nuk ka kundërshti në kandidimin e Bunjakut për një parti të krishterë
“Partitë e krishtera si CVP dhe EVP mbështeten në vlerat si familja. Ky qëndrim u përshtatet edhe myslimanëve, pasi që edhe ata kanë vlera të ngjashme. Për këtë arsye kandidatura e Bunjakut për EVP-në nuk përbën kundërshti”
Pjesëmarrja e Blerim Bunjakut në garën për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut që mbahen këtë të dielë, vazhdon të mbetet temë për mediet e këtushme. Ajo që e bën më të mprehtë dhe më joshëse këtë temë është e dhëna se Blerimi garon në radhët e Partisë Evangjeliste (EVP) e cila angazhohet për vlera të krishtera ndërsa kandidati i saj shqiptar ka theksuar përkatësinë e tij besimit mysliman.
Transmetuesi publik i Zvicrës srf ka trajtuar këtë çështje, duke marrë edhe mendimin e një profesori universitar të shkencave politike. Ky studiues nga Universiteti i Cyrihut, Nenad Stojanovic nuk sheh ndonjë kundërshti në këtë mes.
“Partitë e krishtera si CVP dhe EVP mbështeten në vlerat si familja. Ky qëndrim i partive kristiane u përshtatet edhe myslimanëve, pasi që edhe ata kanë vlera të ngjashme. Për këtë arsye kandidatura e Bunjakut për EVP-në nuk përbën kundërshti”, është shprehur politologu.
Një parti vlerash si për shembull CVP, me të huajt e natyralizuar e përplotëson potencialin e saj të votuesve, thotë Stojanovic. Deri më tash, të natyralizuari kanë marrë pjesë në zgjedhje në përqindje nën mesatare. Për këtë arsye, aty ekziston potenciali për rritje të këtyre partive.
Nga ana tjetër, profesori i shkencave politike nuk beson se “myslimanët e natyralizuar do të formonin një parti të tyren në Zvicër. Në Zvicër deri më tash nuk ka pasur parti etnike. Kjo vlen si për grupet e të huajve të natyralizuar si italianët apo portugezët po ashtu edhe për pakicat autoktone zvicerane si retoromanët apo italishtfolësit e kantonit të Ticinos.
Arsyeja është evidente: “Të gjitha këto grupe janë shumë heterogjene”. Në secilin grup ka liberalë dhe konservatorë, të majtë ose të djathtë. Emëruesi i vetëm i përbashkët i tyre është identiteti kulturor. “Dhe, kjo është tepër pak”, thotë Stojanovic duke shtuar se as në shtetet tjera evropiane nuk ka shembuj të partive të të huajve të natyralizuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












