Shkurt.ch

Nuk ka azil për ish të burgosurin e Guantanamos

Zvicra deri mnë tash ka strehuar tre ish të burgosur nga Guantanamoi. Një uzbekistanez dhe dy ujgurë

Një ish i burgosur i Guantanamos, pjesëtar i etnisë ujgure të Kinës, nuk do të fitojë azilin në Zvicër, për faktin se ai, së paku përkohësisht, kishte qëndruar në shtetin ishull Palau.

Gjykata Federale Administrative ia ka hedhur poshtë refugjatit ujgur ankesën, të cilën ai e ka bërë pas refuzimit që më 2008 i ishte bërë kërkesës së tij për azil.

Vendimi i fundit tashmë është i plotfuqishëm, bën të ditur sf1. Gjykata ka gjetur se pasi që atij i është pranuar qëndrimi nga shteti Palau, ai nuk ka nevojë për mbrojtje.

Zvicra deri mnë tash ka strehuar tre ish të burgosur nga Guantanamoi. Një uzbekistanez dhe dy ujgurë, të tre gjatë vitit 2010.