Shkurt.ch
Nuk hiqet gjuha frënge nga shkollat e Kantonit Thurgau
Vetëm dy vota më shumë në parlament kanë mundur të grumbullojnë përkrahësit e frëngjishtes në shkolla, në krahasim me kundërshtarët
Në shkollat fillore të kantonit Thurgau, megjithatë do të vazhdojë të mësohet gjuha frënge si lëndë e rregullt mësimi. Në favor të kësaj ka vendosur sot, momentin e fundit, Parlamenti i këtij kantoni. Vetëm dy vota më shumë kanë mundur të grumbullojnë përkrahësit e frëngjishtes në shkolla, në krahasim me kundërshtarët. Papritur është miratuar një kërkesë parlamentare e SP-së me 62 vota pro dhe 60 kundër, shkruan sda.ch.
Mësimi i frëngjishtes në ciklin e ulët të fillores (deri në klasën e gjashtë) ishte kundërshtuar me argumentin se nuk mësohej mirë dhe ishte ngarkesë për nxënësit, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, kundërshtarët kishin kërkuar që gjuha frënge të mësohej në ciklin e dytë të shkollës fillore.
Sidoqoftë, me votimin e sotëm është hequr nga rendi i ditës kjo çështje, ndonëse në leximin e parë, në fillim të majit, ithtarët e heqjes së frëngjishtes nga programi i shkollave kishin epërsi në parlament. Kjo kishte ngritur një valë pakënaqësie në nivel vendi, pasi që kuptohej si një ikje nga politika konsensuale e mësimit të gjuhëve në nivel vendi.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vite duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SH.K.A. “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim Një raport i ri nga Zyra Federale e Statistikave tregon se aftësitë e leximit, llogaritjes dhe...
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione
-
A është SBB e Zvicrës më e mirë se kompanitë e tjera hekurudhore në të gjithë Evropën?