Integrimi
Nuk gjejnë mësues-e për mësim plotësues në Moudon!
Përkundër kushteve relativisht të mira, asnjë mësues-e nuk ka shfaqur interesim për t’u ligjëruar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë në Moudon

Disa aktivistë shoqërorë dhe politikë shqiptarë në qytetin Moudon me rrethinë (Vaud) ka me muaj që janë duke kërkuar një mësues-e për të ligjëruar gjuhën shqipe për fëmijët e tyre në qytezën e Moudon-it (Vaud).
Problemi qëndron në faktin se deri tani asnjë mësues-e nuk është treguar i/e interesuar që të shkojë në atë qytezë për t’iu mësuar vogëlushëve shqiptarë gjuhën e tyre amtare.
Për shkak të kësaj situate fëmijët shqiptarë në Moudon, jo pak në numër, janë të privuar nga ndjekja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe edhe përkundër faktit se iniciuesit e këtij mësimi dhe prindërit kanë shfaqur interesim të madh dhe kanë investuar po ashtu materialisht për t’iu mundësuar mësueses-it kushte paksa më të mira.
Kjo situatë është për keqardhje, sepse edhe zyrtarët komunalë në Moudon kanë shfaqur mbështetjen e tyre të fuqishme, sikurse për anën logjistike (salla, etj.) ashtu dhe mbështetje materiale, për t’iu mundësuar fëmijëve shqiptarë në këtë qytezë dhe rrethinë që ta kultivojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare.
«Kjo situatë na frustron, sepse nuk gjejmë dot zgjidhje për fëmijët tanë, por edhe gjendemi në pozicion jo të lakmueshëm karshi zyrtarëve komunalë, sepse ata kanë bërë çmos që të na i sigurojnë kushtet optimale për fëmijët tanë», thotë Avni Iseni, koordinator i LAPSH-it për Moudon.
Pra ata apelojnë te të interesuarit eventualë që të marrin informata më të hollësishme në shpalljen e tyre të botuar në portalin tonë: “Konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon”
E-Diaspora
-
Pas 12 vitesh në arrati dënohet kosovari, “legjendë e vjedhjeve me thyerje” Gjykimi është vonuar për një kohë të gjatë sepse i akuzuari ishte në arrati. Autoritetet më...
-
Kapet me katër orë luksoze në Aeroportin e Prishtinës
-
Ledia Xhoga në garë për “Booker Prize”, e dyta shqiptare pas Ismail Kadaresë
-
Tragjedi në Zvicër, 16-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident të rëndë trafiku në Wohlen
-
Ambasada e Kosovës në Bernë uron Zvicrën me rastin e Festës Kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Fjalime më 1 gusht në të gjithë vendin Anëtarët e Këshillit Federal kanë zhvilluar një "Tour de Suisse" të vërtetë të premten për të...
-
Pas 12 vitesh në arrati dënohet kosovari, “legjendë e vjedhjeve me thyerje”
-
Rreth 25,000m3 rrëzim shkëmbinjsh të regjistruar në fshatin zviceran Brienz
-
Këto janë pasojat e vendimit të tarifave të SHBA-së ndaj Zvicrës
-
Ndalimi i fishekzjarrëve në të gjithë Zvicrën nga 1 gushti, ja çfarë duhet të dini