Kuriozitete
Nuk është keq të flihet me qenin në një dhomë
“Kemi gjetur se shumica e njerëzve gjejnë rehati dhe siguri kur flenë me kafshët e tyre”, ka thënë specialistja Lois Krahn
Disa qenë preferojnë të flenë në shtretërit e pronarëve të tyre. Disa nga ta përjashtohen nga frika se do t’ua prishin rahatinë gjatë natës.
Megjithatë, një studim i ri thotë se është në rregull që të flihet bashkë me qenin, por atij i duhet të ketë një shtrat të vetin.
Një studim i mëhershëm i “Mayo Clinic” nga viti 2015 kishte anketuar 150 pacientë në një qendër mjekësore. Më shumë se gjysma e tyre kishin lejuar që kafshët shtëpiake të flinin nëpër dhomat e tyre, por një nëngrup i tyre kishte thënë se kafshët po ua prishin rehatinë e gjumit.
Tani studimi më i ri nga kjo qendër mjekësore, ka përcjellë gjumin e 40 pronarëve të qenve të cilët nuk kanë pasur probleme me gjumë për pesë muaj. Pronarët dhe qentë e tyre ishin përcjellë për shtatë net nga hulumtuesit, përcjell albinfo.ch.
“Kemi gjetur se shumica e njerëzve gjejnë rehati dhe siguri kur flenë me kafshët e tyre”, ka thënë specialistja Lois Krahn.
Studimi thotë se dallimi është vetëm nëse një qen fle në shtrat apo thjesht në dhomë. Njerëzit me qentë në shtratin e tyre kanë vuajtur nganjëherë nga gjumi jo i rehatshëm, për dallim me njerëzit që nuk i lejuan qentë në shtratin e pronarëve.
Preferohet të mos flihet me qentë më të vegjël se gjashtë muajsh.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











