Shkurt.ch

Nuk do të ndalohet mbulesa e grave myslimane në Zvicër

Gratë myslimane nuk do të ndalohen për të mbajtur mbulesën në Zvicër. Do të thotë, mbulesa e plotë e grave myslimane do të jetë legale në Zvicër.

Ndërsa ndalesa e maskimit të demonstruesve mbetet kompetencë e kantoneve.

Parlamenti zviceran nuk do të aplikojë ndalimin e mbulesës as për gratë myslimane, e as për demonstruesit.

Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Parlamenti Nacional ka refuzuar një iniciativë të Kantonit Aargau.

Vendimi i deputetëve ishte shumë i ngushtë të premten, 93 ishin kundër, 87 për, ndërsa 3 abstenuan.