Kosova
Nuk do të ndalet dialogu shkaku i aktakuzave të Speciales
Duket se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndalet, me gjithë rrethanat e krijuara pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte marrë rolin prijës në këtë proces, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se në korrik planifikojnë t’i thërrasin palët në takim, Shtetet e Bashkuara nuk kanë caktuar ndonjë datë, megjithëse nuk do t’i ndalin përpjekjet.
Nga ana tjetër, zëdhënësi për Çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë KOHËS se presin që dialogu të rifillojë këtë muaj. Sa i përket përfaqësimit në dialog, Stano shton se janë autoritetet e Kosovës ato që duhet të vendosin se si interesat e tyre prezantohen më së miri.
“Ne presim që dialogu të rifillojë këtë muaj, ashtu siç është njoftuar më herët. Data e saktë do të komunikohet në kohën e duhur. Nuk i takon Bashkimit Evropian që t’i zgjedhë bashkëbiseduesit e saj, por që Kosova dhe autoritetet e saj të vendosin se si interesat e tyre prezantohen dhe përfaqësohen më së miri”, ka thënë Stano.
Veprime intensive në funksion të rinisjes së dialogut ka ndërmarrë Brukseli muajin e kaluar, pas përpjekjeve që procesi të zhvendoset në SHBA. BE-ja vazhdon të jetë e mandatuara e vetme për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas një rezolute të miratuar nga OKB-ja në vitin 2011.
Për këtë qëllim, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ditë më parë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin për t’i njoftuar udhëheqësit dhe liderët e partive me afatet, planin dhe modalitetet e dialogut.
Diplomati sllovak do të mbështetet edhe nga shtetet e fuqishme brenda BE-së në formën e organizimit të samiteve. Një i tillë është paralajmëruar të mbahet gjatë korrikut në Paris, ku nikoqir do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun