Fun
Nuk do të ketë më kartëmonedha 500 €
Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, bëri të ditur se janë duke menduar ta ndalin prodhimin e kartëmonedhave 500 euro.
Draghi theksoi se do ta kenë parasysh këtë veprim për shkak të paralajmërimeve nga policia që këto monedha janë përdorur kryesisht në tregun e zi.
Megjithatë, anëtarët e bordit të bankës kërkojë prova shtesë.
Në Britani është ndaluar përdorimi i kartëmonedhës prej 500 euro, kështu që nuk mund të gjeni as në ndonjë bankë që nga viti 2010, për shkak se 90 për qind e kërkesave vinin nga qarqet kriminale.
Banka e Italisë ka thënë se kartëmonedhat përdoren në aktivitete kriminale, të tilla si shitje të drogës apo evazion fiskal, për shkak se është shumë më e lehtë për t‘i bartur, ose për t‘i fshehur.
“Krimi është një aktivitet, i cili paguhet vetëm me kesh”, shpjegoi policia italiane, e cila vlerëson se 90 për qind e kartëmonedhave 500 euro qarkullojnë në duart e mafias.
Tërheqjen e kartëmonedhave të tilla është duke e shqyrtuar edhe Finlanda, derisa Amerika i ka tërhequr kartëmonedhat 1000 dollarëshe nga tregu që në vitin 1969, pasi që kanë ndihmuar kriminelët në zhvillimin e tregut të zi.
Më herët Komisioni Evropian njoftoi një hetim për një numër të madh të bankënotave 500 euro që janë në qarkullim në eurozonë, por Draghi pastaj vuri në dukje se në fazën e studimit të problemit nuk kanë vendosur ende se si do të zgjidhet kjo çështje.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje