Zhvillim
Novobërda, komuna më e mirë për biznes
Novobërda, Hani i Elezit dhe Gjakova janë komunat me performancën më të mirë për bërje të biznesit, thuhet në një raport të “Ubo-Consulting”
Kompania “Ubo-Consulting” e cila ofron shërbime të hulumtimit të tregut në Kosovë me përkrahjen e USAID-it kanë prezantuan indeksin e Konkurrencës në Komuna 2013. Sipas këtij indeksi Novobërda, Hani i Elezit dhe Gjakova janë komunat me performancën më të mirë për bërje të biznesit.
Këto tri komuna kanë lënë mbrapa edhe komunat më ë mëdha, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani e Ferizaj.
Ky raporti ka matur performancën e komunave, se sa ato kanë lehtësuar bizneset afariste në vendet e tyre. Prandaj, sipas këtij indeksi, Prishtina dhe Prizreni nuk kanë treguar përmirësime të performancës dhe si të tilla janë renditur të fundit në listë të këtij raporti
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, vend ky që për të tretën herë renditet i dyti në këtë raport, thotë, se ky vlerësim është falë qeverisjes së tij dhe transparencës që kjo komunë bën me qytetarët e saj.
“Komuna ka ndërmarrë shumë masa të cilat kanë pasur për qëllim adresimin e shqetësimit të bizneseve të identifikuar nga Indeksi i Konkurrencës. Në Han të Elezit regjistrimi i një biznesi bëhet shumë lehtë, për shkak se procedura të aplikimit janë lehtësuar maksimalisht”, tha ai raporton “Zëri”.
Ndërsa Pal Lekaj, kryetari i komunës së Gjakovës, tha se arsyeja pse është arritur të përmirësojë gjendjen e bërjes së biznesit në këtë vend, është për shkak se vitet e fundit komuna ka bërë ndryshime, duke shkurtuar kohën e afatit të aplikimit, rregullimin e infrastrukturës dhe uljen e taksave për biznese në 20 për qind.
“Ne prijmë në listë e para, prej të gjitha komunave të mëdha, e kjo ka ndikuar falë politikave fiskale që i kemi lehtësuar në bërjen e biznesit, por edhe subvencionimet që u kemi bërë bizneseve sidomos atyre që merren me bujqësi, por ndikim këtu ka edhe transparenca dhe siguria”, u shpreh Lekaj.
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës, komunë kjo që është vlerësuar me performancë me të dobët, nuk kanë deshur të merren me këtë publikim.
“Ne nuk e kemi marrë këtë raport dhe nuk e komentojmë. Por ajo që mund të them është se vlerësimi për bërjen e biznesit nëpër komuna është përgjegjësi e Qeverisë qendrore”, tha Asdren Osaj, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen A.Shauke, gjatë paraqitjes së raportit tha se arritja më e lartë e komunave këtë vit është transparenca, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja, që viteve të kaluara kanë qenë në nivel më të ulët.
Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër i Kosovës, pjesëmarrës në këtë konferencë, vlerësoi përmirësimin e bizneseve në Kosovë, duke thënë se ky është rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të promovuar bërjen e bizneseve.
“Kjo Qeveri po përpiqet të ndërtojë kapacitete dhe infrastrukturën vendore për të vendosur kushte më të mira për bërjen e bizneseve dhe gjithashtu për të zvogëluar shpenzimet e bizneseve nga ana e bizneseve”, tha Petroviq.
Komunat sipas renditjes për performancë të mirë: Novobërda, Hani i Elezit dhe Gjakova; Juniku, Ferizaj, Dragash, Kaçanik, Malishevë, Gjilan, Graçanicë, Viti, Shtime, Kamenicë, Rahoves, Suharekë, Kllokot, Skënderaj, Podujevë, Deçan, Klinë, Fushë Kosovë, Pejë, Mitrovicë, Istog, Prishtinë, Vushtrri, Prizren, Shtërpce, Obiliq, Gllogovc, Lipjan, Mamushë dhe Zveçan.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih