Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini Në dy seanca dedikimi, më 14 dhjetor në Migros Marin dhe më 21 dhjetor në Migros...
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën”
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Cyrihut paralajmërojnë banorët kundër një ‘mashtrimi me parkimmatës’ Rreth 70 për qind e të gjitha pagesave të parkimit në Cyrih bëhen tani në mënyrë...
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
-
Nesër Zvicra do të përurojë teleferikun më të pjerrët në botë
-
Zvicra i jep dritën e gjelbër përdorimit të makinave vetëdrejtuese në autostrada nga muaji mars
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime