Jeta në Zvicër
“Novartis”: Medikamente për të varfërit, për 1 dollar
Ky gjigant farmaceutik në kuadër të programit “Novartis akces” do të ofrojë për vendet e varfra 15 lloje të barnave për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore, diabetit dhe kancerit në mushkëri, me një çmim shumë të volitshme
Organizatat joqeveritare dhe kompanitë tregtare publike do të shesin ilaçet me një çmim prej një dollari për trajtim për një muaj.
Kjo është qasja e vetme brenda industrisë farmaceutike dhe “Novartis” shpjegon se ky program do të përfshijë Keninë, Etiopinë dhe Vietnamin, dhe më vonë programi do të zgjerohet në 27 vendet me të ardhura të ulëta nacionale.
“Novartis” shpreson se iniciativa e tyre do të jetë e zbatueshme në aspektin komercial në një afat më të gjatë, në mënyrë që të mbështesin më tutje këto rajone.
Ata kujtojnë se 28 milionë njerëz në vendet e varfra vdesin çdo vit nga sëmundjet kronike.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Neuchâtelit përkujtojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë në Neuchâtel...
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën”
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
Jeta në Zvicër
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime Nga janari 2025, turbinat qendrore në tunelin e bazës Gotthard do të rinovohen. Gjatë punës, shërbimet...
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?