Kuriozitete

Nova/ A do të ndodhë më në fund shpërthimi i madh i yjeve në 2025-ën?

Ajo që e bën të veçantë: T CrB nuk është një fenomen i ri deri më tani, ai ka qenë shumë i zbehtë për t’u parë me sy të lirë. Ekspertët supozojnë se kjo do ndryshojë së shpejti. Atëherë do të shkëlqejë përkohësisht po aq sa Ylli i Veriut. Falë një shpërthimi gjigant 3000 vite dritë larg! Një e ashtuquajtur nova.

Sipas një parashikimi, nova do të ndodhte midis majit dhe fillimit të shtatorit 2024. Por shpërthimi i T Coronae Borealis me sa duket është vonuar. Një tjetër parashikim e vendos shpërthimin në mesin e vitit 2025 si datën më të mundshme. Agjencia amerikane e hapësirës NASA flet për një mundësi unike për të parë një spektakël të tillë në qiell.

Ngjarja nuk është e pazakontë për një sistem yjor binar, i cili përfshin T CrB, por ndodh vetëm çdo 80 vjet. Një yll i dyfishtë përbëhet nga një yll i vogël, më pak i ndritshëm (xhuxh i bardhë) dhe një yll gjigant i kuq.

Gjiganti i kuq hedh rregullisht shtresat e jashtme, duke krijuar një rrjedhë të vazhdueshme gazi që xhuxhi i bardhë e tërheq dhe e ruan.

Çdo 80 vjet, nxehtësia që rezulton në xhuxhin e bardhë është aq e lartë sa ndodh një shpërthim termonuklear. Kjo e ndriçon yllin 1000-fish për disa ditë – kjo është e ashtuquajtura nova.

T CrB do të jetë aq i ndritshëm sa do të jetë i dukshëm qartë në muzg.