Futboll

Notat e lojtarëve Zvicër-Islandë

Notat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Albian Ajetit dhe Admir Mehmedit

Zvicra mundi bindshëm Islandën në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat të thellë 6:0, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ndeshje shkëlqyen edhe futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, që shënuan në këtë përballje.

Pas ndeshjes janë notuar edhe lojtarët. Xherdan Shaqiri, i cili luajti si ‘10’ apo regjisor në fushë është notuar me 8.7, derisa Granit Xhaka, i cili ishte kapiten me 7.4.

Albian Ajeti që debutoi për Zvicrën, duke shënuar golin e parë u notua me 7.2, edhe pse shënoi pas vetëm shtatë minutash pasi hyri në lojë.

Sulmuesi tjetër shqiptar Admir Mehmedi u notua me 6.9. Ai shënoi golin e fundit në këtë ndeshje.