Uncategorized

Notat e futbollistëve shqiptarë

Valon Behrami është notuar me 7.0, Xherdan Shaqiri me 7.4, Granit Xhaka me 7.3 dhe Blerim Xhemaili me 6.1

Zvicra mundi Serbinë me rezultat 2:1 në Kupën e Botës, me golat nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, shkruan albinfo.ch.

Xhaka barazoi rezultatin, derisa Shaqiri vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes.

Zvicra është ekipi i parë në këtë Botëror që kthen rezultatin. Ndërkohë, pas ndeshjes janë dhënë edhe notat për lojtarët.

Valon Behrami është notuar me 7.0, Xherdan Shaqiri me 7.4, Granit Xhaka me 7.3 dhe Blerim Xhemaili me 6.1. Notën më të lartë e kishte Rodriguez me 7.5 sipas faqes, www.sofascore.com, që noton lojtarët pas ndeshjes.

Xherdan Shaqiri ishte zgjedhur futbollisti i ndeshjes nga FIFA.