Lajme
Notarja shqiptare me aftësi të kufizuara, drejt suksesit në Itali
Ajo u vlerësua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian për "Merita Atletike"
Arjola Trimi është notarja shqiptare me aftësi të kufizuara, e cila jeton dhe ushtron aktivitetin e saj sportiv në Milano, Itali, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka përfunduar studimet e larta për ekonomi në universitetin “Milano-Bicocca” dhe zhvilloi pasionin për notin, pasi ndoqi seancat e hidroterapisë si pjesë e rehabilitimit të saj.
Vlen të theksohet se atletja do të jetë pjesë e “Lojërave Paralimpike Tokyo 2020”, si përfaqësuese e vendit ku dhe jeton, shkruan tutje albinfo.ch.
Në vitin 2018 ajo është vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian për “Merita Atletike”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën