Futboll
Nota e Rashicës pas golit të parë
Është interesant fakti se ai në fillim nuk u parashikuar si titullar, por më pas trajneri i Werderit ndërroi mendje, sepse Philipp Bargfrede u lëndua dhe Rashica luajti nga fillimi
Milot Rashica ka gjetur golin e parë në Bundesliga, derisa ka marrë një notë mjaft të mirë, shkruan albinfo.ch.
Werder Bremen mundi Kolnin me rezultat 3:1, ku Rashica e shënoi golin e dytë, duke u gjendur përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi për 2:1.
Është interesant fakti se ai në fillim nuk u parashikuar si titullar, por më pas trajneri i Werderit ndërroi mendje, sepse Philipp Bargfrede u lëndua dhe Rashica luajti nga fillimi. Ky ishte një vendim i qëlluar.
Rashica është vlerësuar me notën 7.5 apo ishte nota e dytë më e lartë te Werder Bremen, pas Zlatko Junuzoviq, i cili u notua me 8.4.
Goli i parë i Rashicës pritet t’i ndihmojë shumë, pasi në takimet e fundit nuk ishte titullar.
“Çfarë ndeshje!! Akoma i elektrizuar. Stadium i mrekullueshëm, atmosferë e pabesueshme e fansave të Werderit, që na shtynë prej minutës së parë. Krenar që shënova golin e parë për këtë ekip të madh në ndeshjen time të parë në Weser-Stadium. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.youtube.com/watch?v=s-66m7urqlc&app=desktop
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave