Kosova

Norvegjia përkrah rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila ka dhënë mbështetje e plotë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve në shumë fusha.

Në letrën e saj, ajo thekson se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ajo siguron mbështetjen e plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.