Bota
Norvegjia ndërton tunelin e parë të anijeve në botë
Autoritetet norvegjeze kanë dhënë dritën e gjelbër për financimin e tunelin të parë në botë të anijeve, i cili do të kalojë një nga zonat më të rrezikshme përgjatë bregdetit norvegjez.
Rruga „Stad Ship Tunnel” do të kalojë përmes shkëmbinjve 1.7 kilometra në pikën më të ngushtë të gadishullit Stade.
Detyra kryesore e objektit të ri është për të shkurtuar kohën e udhëtimit, si dhe për të lejuar anijet të lëvizin në mënyrë të sigurt në rajon, e cila konsiderohet një nga zonat më të rrezikshme në bregdetin e Norvegjisë.
Këtu marinarët janë ndeshur me stuhitë në më shumë se 100 ditë në vit. Bëhet fjalë për kombinimin e rrezikshëm të erës, rrymave dhe valëve, shkruan “gcaptain.com“. Sipas njoftimeve, 33 persona humbën jetën në rajon që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Transmetuesi norvegjeze “NRK” thekson se qeveria norvegjeze ka miratuar më 2 mars shumën e plotë për të financuar projektin, e cila arrin në 2.7 miliardë kruna norvegjeze, ose 301 milionë euro.
Financimi do të sigurohet në dy faza, e ndërtimi i tunelit do të fillojë në vitin 2018 dhe do të zgjasë deri në vitin 2029.
Administrata norvegjeze bregdetare, e cila është përgjegjëse për projektin, njoftoi se gjatë ndërtimit të tunelit do të largohen rreth 3 milionë metra kub shkëmb nga mali.
Tuneli “Stad Ship” do të ketë një gjatësi prej 1.7 km, lartësi 37 metra dhe një gjerësi prej 26.5 metrash. Ndërtimi i tij pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 vjet, por projekti i përgjithshëm mund të mbulojë më shumë se një dekadë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’