Maqedonia

Norvegjia i dhuron teste të shpejta Maqedonisë Veriore

Në Qendrën ushtarako-mjekësore në Shkup sot do të dorëzohet një donacion prej testeve të shpejta Covid të siguruara nga Mbretëria e Norvegjisë, transmeton albinfo.ch.

Norvegjia, duke qenë se është një nga shetet që e ka menaxhuar më së miri pandminë, tani më po dhuron donacione për shtetet në nevojë, teste këto të cilat janë shumë të shpejta për daljen e rezultateve brenda pak minutave.

Në pranim-dorëzimin e donacionit do të marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekeriska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori norvegjez, Egil Daltvejt.