Kosova
Norvegjia dhuron 100 respiratorë mjekësorë për Qendrën Mjekësore të FSK-së
Sot, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grongahl, nënshkruan marrëveshjen e arritur ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për dhurimin e pajisjeve mjekësore, respektivisht 100 respiratorëve, përcjell albinfo.ch.
Pas aktit të nënshkrimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Grongahl vizituan Qendrën Mjekësore të FSK-së, ku nga drejtori i Qendrës Mjekësore, Dr. Shkëlzen Syla, u njoftuan me pajisjet e dhuruara si dhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale profesionale, teknike dhe funksionale të Qendrës.
Në prononcimin para mediave, ambasadori Grongahl theksoi se Mbretëria e Norvegjisë, përmes këtij donacioni synon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me pajisje mjekësore –respiratorë me qëllim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe mjekësore të Qendrës Mjekësore të FSK-së në mënyrë që të menaxhojë sa më efektshëm situatën emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID- 19. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, ministri Mehaj theksoi se ky donacion është shumë i çmueshëm për sistemin shëndetësor të FSK-së në përgjithësi, e sidomos në këtë periudhë kur po përballemi edhe më tej me krizën e pandemisë COVID-19. Gjithashtu, ai tha se ky donacion është edhe tregues i fuqishëm i përkushtimit të shtetit mik norvegjez për mbështetjen ndaj nesh, të dëshmuar që nga paslufta në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë si dhe për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes. “Me këto pajisje shtohen shumë aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Regjimentit të Mjekësisë dhe gjithë sistemit shëndetësor të FSK-së. Gjithashtu, si rezultat i kësaj, FSK do të ketë në dispozicion një komponentë shumë të rëndësishme për përmbushjen me efikasitet të detyrës së saj ligjore për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile të vendit dhe qytetarëve tanë jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë, por edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera ministri Mehaj.
Donacioni i sotëm përfshin sasinë prej 100 respiratorëve dhe kap vlerën rreth 1 milion euro, duke përfshirë edhe koston e trajnimit të stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”