Lajme

Norvegji: 9 nga 10 makinat e shitura në vitin 2024 ishin elektrike

Norvegjia është bërë vendi i parë në botë që ka “eliminuar” automjetet me karburant.

9 nga 10 makinat e shitura në këtë vend gjatë vitit 2024, janë plotësisht elektrike, duke e vendosur vendin afër objektivit të tij për të shtuar vetëm automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2025.

Automjetet plotësisht elektrike përbënin 88,9% të automjeteve të reja shitur në 2024, krahasuar me 82.4% në 2023, sipas të dhënave nga Federata Norvegjeze e Trafikut Rrugor (OFV), shkruan Reuters, transmeton albinfo.ch.

“Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që praktikisht eliminon automjetet me motorë benzine dhe naftë nga tregu i makinave të reja”, tha Kristina Bu, e para e Shoqatës Norvegjeze të Automjeteve Elektrike.