Lajme
Nora V. Weller, gruaja nga Kosova në shoqërinë mbretërore të arteve në Britani
Nora Visoka-Weller është emëruar Fellow brenda shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar (Fellow of the Royal Society of Arts).
Nora është gruaja e parë nga Kosova që është pozicionuar brenda kësaj organizate që ekziston mbi 260 vjet, puna e tyre përqendrohet në mbështetjen e inovacionit në tri fusha kryesore: zhvillimi kreativ, shërbimet publike dhe komunitetet, ekonomia, ndërmarrja dhe prodhimi.
“Jam e nderuar që puna ime, posaçërisht nocioni mbi Trashëgiminë Atrocitare ka tërhequr vëmendjen përtej Kosovës dhe Ballkanit në Cambridge është tashmë e njohur puna ime, por vitin tjetër pritet të ligjëroj në Los Angeles dhe Harward mbi këtë çështje”, është shprehur Nora V. Weller.
Nora Visoka-Weller është avokate dhe studiuese e trashëgimisë kulturore në Universitetin e Cambrige-it. Studimi i saj i fundit mbi Trashëgiminë Atrocitare në Kosovë është përzgjedhur studimi me origjinal në vitin 2019 në Universitetin e Cambridge-it dhe trajton statusin e të mbeturave njerëzore nga lufta 1998-1999 në Kosovë.
Fellow of the Royal Society of Arts është ndër organizatat më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarët e njohur ndër shekuj kanë qenë: Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marx, Nelson Mandela, etj. Brenda kësaj organizate ftohen individët, të cilët dëshmojnë ndër vite hulumtim unik, që ofron ndryshim pozitiv në mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara nëpër shoqëritë globale, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih