Sporte Luftarake

Nora mposht xhudisten serbe, kthehet me fitore

Bëhet e ditur se Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten serbe, Marica Perishiq, përcjell albinfo.ch.

Perishiq pësoi tri dënime dhe Nora fitoi me Ippon në Grand Slamin në Abu Dabi.

Nora tashmë është në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kg.

Në Grand Slamin e Abu Dabit, Nora në raundin e parë e kaloi koreanen Yuna Shin.

Ndërkohë në raundin e dytë të kategorisë deri 57 kg e mposhti holandezen Pleuni Cornelisse.

Ndaj saj fitoi me mbërthim. Kampionia olimpike, Gjakova, nuk ka garuar që nga Lojërat e Tokios, 15 muaj më parë.