Lifestyle
Nora Asani-Kersten: Joga, kënaqësi për trupin dhe shpirtin
Nora Asani - Kersten së bashku me bashkëshortin Simon Kersten kanë krijuar konceptin “Athleticflow” që bashkon Jogën dhe fitnesin
Që në moshën 16 vjeçare kishte filluar të fotografohej si modele. Një vajzë shumë e re por, e suksesshme në fushën e modelimit. Reklamonte veshje të shtëpive të njohura të modës dhe produkte të bukurisë. Ajo kishte arritur të depërtonte edhe në tregun amerikan, gjegjësisht në Los Angjelos.
Duke mos u kënaqur vetëm me modelim, Nora Asani e cila jeton në Erlenbach të Cyrihut, mori pjesë në “Miss Kosova 2006”. “Më kujtohet shumë mirë ajo kohë, kam qenë shumë e re. Para së gjithash më kujtohet se sa shumë i kushtoja rëndësi pamjes së jashtme, në krahasim me gjendjen tash, kur i kushtoj rëndësi vetëm të brendshmes. Pra, kujdesem vetëm për ndjenjën e shpirtit tim”, shprehet ajo në një bisedë për “albinfo.ch”.
Prej kur fillova me joga, jeta ime ka ndryshuar shumë pozitivisht
Në vitin 2011 vajza me prejardhje nga Kumanova por e lindur në Prishtinë, fiton kurorën e “Miss Earth Kosova 2011” dhe përfaqësoi Kosovën në Manila, në Filipine. “Ishte një përvojë e pakrahasueshme, mahnitëse. Ishte një nder për mua që të përfaqësoj atdheun dhe shtetin tim”, thotë ajo.
Por, Nora tash është një modele për një trup dhe mendje të shëndetshme dhe një mësuese dhe trajnere e jogës. “Joga u bë një komponent i përditshëm që kur udhëtova në vitin 2013 për në Indi. Në atë kohë nuk dija shumë për filozofinë e Jogës. Falë trajnimit, unë jam zhytur thellë në botën shpirtërore dhe që nga ajo ditë mund të them se jeta ime ka ndryshuar shumë pozitivisht”, thotë Nora për albinfo.ch.
Sipas Norës, Joga është si një parajsë, ajo të sjell vetëm dashuri dhe kënaqësi. Ka shumë mënyra të ndryshme të jogës. Joga, thotë ajo, na tregon se si duhet të merremi më shumë me veten dhe mjedisin tonë. Ka edhe praktika të tjera si: teknikat e pastrimit, ushtrimet e frymëmarrjes, meditimet të cilat të gjitha theksojnë qëllimin e çlirimit nga vuajtjet dhe një rrugë me të lehtë për të arritur lumturinë e brendshme. “Joga më jep ndjenjën se unë mund t’i arrij të gjitha në jetë. Kjo forcon mendimin pozitiv dhe më jep më shumë vetëbesim dhe në të njëjtën kohë energji për të arritur qëllimet e mia. Me joga arrij ta kaloj shumë më lehtë stresin e përditshëm”, shprehet Nora.
Me ndryshimin e profesionit nga modelimi në trajnere të jogës, ndryshoi edhe mbiemri i saj. Ajo tashme quhet Nora Kersten. Këtë mbiemër e ka pranuar si shenjë respekti dhe dashurie nga bashkëshorti i saj gjerman, Simon Kersten i cili po ashtu është bashkëpronar dhe trajner i jogës dhe së bashku kanë formuar konceptin e tyre “Atheleticflow”, një kombinim në mes të fitnesit dhe jogës. “Me Simonin u martuam dy herë. Një herë si çift dhe një herë si partnerë të biznesit. Në të dyja na lidhi dashuria”, thotë Nora.
Ndonëse Nora i ka vetëm 9 muaj që është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë vajzën, Malu, ajo edhe gjatë shtatzënisë por edhe tash, pas saj, vazhdon intensivisht të merret me joga.
Joga nuk duhet të mungojë asnjë ditë, po aq sa brusha e dhëmbëve
“Unë ushtroj çdo ditë joga, edhe nëse Malu është në gjumë apo edhe kur është zgjuar ne bëjmë joga së bashku. Është mënyrë shumë e bukur për t’u lidhur me fëmijën tim. Joga nuk duhet të mungojë asnjë ditë, asnjë herë, aq sa nuk guxon të mungojë brusha e dhëmbëve”, thekson Nora teksa jep këshilla se si duhet praktikuar dhe në cilat vende është e preferuar për të bërë joga. “Çdo ditë nga 15 – 20 minuta joga Asanas, 5 – 10 minuta Pranayama, 5-10 minuta meditim. Nëse aty ku ju jetoni, është koha e nxehtë, ju rekomandoj që t’i praktikoni diku në mjedisin tuaj. Më së miri do të ishte afër ndonjë plazhi apo liqeni”.
Nora dhe Simoni tashmë janë bërë të njohur në shumë shtete evropiane. Athleticflow është rritur për një kohë të shkurtër. Ata janë të përfaqësuar në shumë vende të Evropës. Brenda tri viteve kanë trajnuar mbi 150 instruktorë. “Koncepti ynë është i përshtatur për t’u ofruar në çdo studio në botë. Aktualisht ka Athleticflow në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe në Holandë. Ndoshta së shpejti edhe në Prishtinë, sepse kemi trajnuar edhe dikë që jeton në Prishtinë”.
Çifti nga kantoni i Cyrihut gjatë këtij viti ka pasur suksese të shumta. Ata kanë botuar dhe nxjerrë në treg librin e tyre “Athleticflow” ndërsa përveç kësaj, janë vazhdimisht me trajnime nëpër Evropë dhe thonë se nuk do të mungojnë as trajnimet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?