Kuriozitete
Nokia prezanton telefon prej 99 euro
Nokia zyrtarisht ka prezantuar telefonin e vet të ri e të lirë, Nokia 2.
Pajisja e re e kompanisë vjen me procesor Snapdragon 212 të Qualcommit dhe ekran me madhësi 5-inç.
E veçanta e pajisjes është bateria e fuqishme 4100mAh, që sipas kompanisë premton dy ditë punë pa pasur nevojë që të mbushet telefoni. Nokia 2 ka kamerë 8MP në pjesën e pasme dhe një 5MP për ‘selfie’, transmeton Albinfo.ch.
Nokia 2 ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi përmes “microSD”. Telefoni i mençur vjen me sistem operativ Android Nougat dhe vjen në tri lloje ngjyrash: bardh, zi dhe ngjyrë bakri.
HMD ka njoftuar se pajisja që do të dalë në treg në mes të nëntorit do të kushtojë vetëm 99 euro.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












