Jeta në Zvicër
NoBillag – një iniciativë që mund të sjellë befasi
"Secili banor i Zvicrës konfrontohet së paku një herë në vit me pagesën e kësaj kompanie, për të cilën një shumicë dërmuese nuk ka fare mirëkuptim jo vetëm për shumën që duhet paguar (për përdorim privat në shtëpi e banesë aktualisht 451 franga në vit) por edhe për sensin se përse edhe në vitin 2017 televizionet në shtetet e zhvilluara duhet financuar nga taksapaguesit"
(Fushata pro dhe kundër iniciativës “NoBillag” që kundërshton pagesën e detyruar të transmetuesit publik të Zvicrës, SRG, është në vlug të saj. albinfo.ch pasqyron këtë fushatë duke publikuar opinione të politikanëve të rin shqiptarozviceranë, pro dhe kundër. Bashkautorë të opinionit të parë janë Alban Imeri, BDP Thurgau dhe Përparim Avdili, FDP Zürich. )
Këto ditë në mediet zvicerane po flitet e shkruhet për një iniciativë popullore të rrafshit federal që rallë herë sjellë emocione të tilla kur bëhet fjalë për të holla. Ajo është iniciativa me emrin “No Billag” që synon heqjen e kostove të televizionit shtetëror SRG të cilat deri më sot paguhen përmes kompanisë “Billag AG”.
Secili banor i Zvicrës konfrontohet së paku një herë në vit me pagesën e kësaj kompanie, për të cilën një shumicë dërmuese nuk ka fare mirëkuptim jo vetëm për shumën që duhet paguar (për përdorim privat në shtëpi e banesë aktualisht 451 franga në vit) por edhe për sensin se përse edhe në vitin 2017 televizionet në shtetet e zhvilluara duhet financuar nga taksapaguesit.
Ideja e televizionit shtetëror padyshim që në një kohe të caktuar, në rastin e atij të Zvicrës në vitin 1931, kishte legjitimitetin e saj politik e financiar. Atëbotë kur dhe televizioni u shpik, mënyra e komunikimit dhe informimit të qytetarëve ishte e kufizuar. Shteti me të drejtë vendosi që të shfrytëzojë teknologjinë e re për të zgjeruar shërbimin publik, pra atë të informimit të qytetarëve përmes lajmeve televizive dhe programeve tjera. Sot, rreth 90 vite më vonë, situata teknologjike është krejtësisht e re. Njerëzit komunikojnë dhe thithin informacione kryesisht përmes internetit. Diversiteti i ofertave të tregut të lirë që ne gëzojme në Zvicër na jep mjaft mundësi cilësore për të marrë shërbim të mirë dhe të saktë. Këtu nuk bëhet fjale për mediume të paanshme, ngaqë dhe vetë televizioni shtetëror nuk është neutral. Ky fakt vërtetohet në shume raste si për shembull raportimi me tonacion pozitiv të lajmeve qendrore të SRF për përkujtimin e lindjes së kriminelit dhe politikanit famëkeq Che Guevara. Shembujt tjerë janë të panumërt. Pra, çdo medium ashtu si çdo individ ka anshmëri politike. E rëndësishme është që të ketë diversitet. Edhe politika e një shteti demokratik funksionon njejtë; për çdo koncept politik ka dhe parti politike, dhe ato garojnë te qytetarët për besimin e tyre. Arritja ndoshta më e madhe e shteteve moderne dhe demokratike është liria individuale. Të njejtën gjë pra tani po e kërkon kjo iniciativë e lansuar nga forume rinore të partive të ndryshme dhe e mbështetur nga grupime, parti dhe individë të ndryshëm. Tregu i mediave duhet të liberalizohet, pra shteti nuk duhet të marrë më përsipër rolin historik të shërbyesit medial për qytetarët e vet. Rinia nën 30 vjeç për shembull sipas disa hulumtimeve, që sot nuk konsumon më mediume klasike siç është televizioni. Ata informohen përmes internetit, medieve sociale apo dhe gazetave të ndryshme që shërbimet e tyre i prezantojnë në internet.
Liria parasheh që secili nga ne të vendosë për vete se cilin medium do ta konsumojë dhe cilin jo, për cilin do të paguaj dhe për cilin jo. Situata aktuale detyron çdo shtëpi/banesë në Zvicër që të paguajë koston vjetore – shikuam SRG apo jo. Kësaj padrejtësie mund t’i vijë fundi më 4 mars të këtij viti. Vota “PO” kësaj radhe jo vetem se e lehtëson buxhetin në shtëpi, por dhe krijon hapësirë për alternativa edhe më të mira që ofron tregu.
- Ky është një opinion i autorëve dhe si i tillë nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë së albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra