Shkurt.ch

Nobel zvogëlon çmimin për laureatët

Grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve Nobel ka thënë se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave për laureatët.

Fondacioni Nobel do të ulë të gjashtë shumat nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë sosh – një rënie kjo nga 1.5 milion dollarë në 1.2 milion.

Fondacioni ka thënë se shkurtimi është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohen paratë edhe për çmimet e viteve të ardhshme.

Ndarja e çmimeve Nobel për vitin 2012 do të nisë të hënën në Stokholm me çmimin për arritje në mjekësi.