Kinema
‘No time to Die’ grumbullon 21 milionë paund gjatë fundjavës
Filmi i fundit i aktorit Daniel Craig, si personazhi James Bond, ka shitur më shumë bileta se çdo film i mëparshëm i agjentit 007.
21 milionë paund janë grumbulluar nga shitja e biletave në kinema për këtë film vetëm gjatë kësaj fundjave, duke mundur në klasifikim filmat e mëparshëm të agjentit 007, si “Skyfall” dhe “Spectre”.
Por, që ditën e parë që u shfaq në kinematë britanike filmi fitoi 5 milionë paund. Premiera e filmit u shty për më shume se 1 vit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Filmi u shfaq në 772 kinema në Britani dhe më shumë se 30 mijë njerëz iu drejtuan kinemave për premierën e filmit.
Në turneun për “Spectre” në vitin 2015, aktori Craig kishte deklaruar se nuk do të luante më në një film tjetër si “James Bond” dhe rikthimi i tij për filmin u konfirmua vetëm në vitin 2017.
Në premierën e filmit, ju dhanë shumë komplimente, por pati edhe zëra kritikë që thanë se filmi nuk i justifikoi 163 minutat e transmetimit.
Filmi po transmetohet në Korenë e Jugut, Britani, Irlandë, Brazil, Gjermani, Itali dhe Holandë. Kurse në Shtetet e Bashkuara do të transmetohet më 8 tetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?