Lajme
Nënshkruhet kontrata 409 milionëshe për Brezovicën
Kozorciumi i kompanive franceze “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka marrë kontratën 99 vjeçare për zhvillimin e kompleksit turistik në Brezovicë
Pas disa shtyrjeve dhe paqartësive, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës të mërkurën në Prishtinë, e kanë nënshkruar marrëveshjen 490 milionë euro me Kozorciumin e kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës në rajonin e Sharrit.
Marrëveshja që është më e larta e privatizimit në Kosovë, u nënshkrua nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe përfaqësuesi zyrtar i Kozorciumit të kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, Pascal Roux.
Nënshkrimi i kontratës është bërë në prani të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe të ambasadores së Francës, Marsye Daviet, ndërsa në këtë ceremoni ka qenë e pranishme dhe ambasadorja e SHBA-ve, Traecu Jakobson.
Nënshkrimi i kontratës është mundësuar pas vendimit të Komiteti Drejtues Ndërministror (KDNM) të Projektit në të cilin ka konstatuar se janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për të proceduar me nënshkrimin e kontratës 409 milionëshe, ndërsa konsorciumi francez e ka në menaxhim këtë kompleks turistik për 99 vjet.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se objektivi i projektit të Brezovicës ka qenë tërheqja e një investitori serioz për projektimin, ndërtimin dhe financimin e hapësirës zhvillimore të vendosur në parkun ndërkombëtar Mali i Sharrit.
Sipas Bajramit, bëhet fjalë për një investim shumë serioz prej 409 milionë euro, nga të cilat 165 milionë janë të parapara të investohen në tri vitet e para. Ajo po ashtu tha se ky projekt do të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik, para së gjithash në Komunën e Shtërpcës.
“Në përgjithësi, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pritet që të krijohen rreth 4 mijë vende të punës dhe ajo që është tepër e rëndësishme për ne në këtë fazë, si vend që kemi tepër nevojë për investime të huaja direkte, është se implementimi me sukses i këtij projekti”, tha ajo.
Ndërsa Pascal Roux, përfaqësues i konzorciumit francez , tha se kjo kontratë është një hap i radhës, mirëpo nuk do të jetë i lehtë për asnjërën nga të dy anët.
“Kjo kontratë është një hap i ri në procesin e këtij projekti dhe është diçka që po ndodh pas një procesi të madh. Ky projekt sigurisht që është një projekt shumë i madh për Kosovën dhe jemi shumë të lumtur që na është dhënë neve ky projekt për ta realizuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?