Koronavirusi: çast pas çasti
Nju Jork: Numri total i pacientëve të shtrirë dhe vdekjeve është duke rënë
Sipas Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, gjendja po shkon drejt stabilizimit ndonëse ky shtet ende është duke u përballur me virusin, banorët kanë treguar “se mund ta ndryshojnë lakoren”.
Numri total i pacientëve të shtrirë dhe vdekjeve është duke rënë.
Një ditë më parë është raportuar për 752 viktima si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Cuomo ka treguar se si do të duket rihapja e Nju Jorkut.
“Do të ketë rritje të ngadalshme të aktivitetit ekonomik në përputhje me standardet për shëndetin publik”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje sërish për strategji kombëtare.
Cuomo po ashtu ka bërë të ditur një urdhër ekzekutiv që detyron banorët të mbulojnë gojën dhe hundën në vendet ku është e pamundshme mbajtja e distancës fizike, sikurse në mjetet e transportit.
Deri më tani në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 614,482 persona të prekur dhe 27,085 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.
Nju Jorku mbetet epiqendra e përhapjes së këtij virusi në SHBA, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës