Koronavirusi: çast pas çasti

Nju-Jork: Bie numri i viktimave nga koronavirusi

Që nga fillimi i prillit shteti i Nju-Jorkut është përballur më një numër rekord viktimash nga koronavirusi brenda raportimeve 24 orëshe.

Por, siç duket, këto shifra të frikshme kanë rënë këtë të shtunë.
Kështu ka njoftuar Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, i cili tha se të shtunën 540 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e ulët e viktimave brenda një dite, e regjistruar qysh më 1 prill.
Nju-Jorku është shteti më i prekur amerikan nga koronavirusi.

Duke folur në konferencë për media, Cuomo tha se numri i pranimeve të reja në spitale mbetet rreth 2,000 në ditë, që, sipas tij, vazhdon të jetë “numër i lartë”, përcjell Albinfo.ch.