Integrimi
Njohja e diplomave lehtëson gjetjen e punës për të huajt
Një hulumtim i përgjithshmë i BIIB-s tregon se njohja e plotë e diplomës ul rrezikun e punësimit nën kualifikimin e punëtorit
Randstad është një firmë që ka rreth 50.000 punëtorë në Gjermani me kontratë. 45% e tyre janë punëtorë ndihmës.
“Nuk e dimë kush sjell me vete një diplomë nga jashtë”, thotë Steffen Rudolph nga Randstad.
Në intervistën e parë mund të përcaktojmë aftësitë dhe kualifikimin që sjell një aplikant. Kur arrijmë në përfundimin se kjo do të ishte rruga e duhur, atëherë kërkojmë që aplikanti të sjelltë të gjitha dokumentet për njohjen e diplomës dhe ne ndihmojmë atë në këtë procedurë.”, thotë Rudolpf, citon DW
Randstad merr përsipër shpenzimet e njohjes së diplomës, ndërkohë që kualifikimet shtesë i financon vetë firma, vetëm ose përmes një programi të agjencisë së punës.
Edhe firmat e vogla mbështesin ndërkohë punëtorët e tyre, si Horst Busch nga Elektrotechnik GmbH, Hamburg.
Firma ka paguar shpenzimet e njohjes së diplomave për një punëtor polak, britanik dhe bullgar.
Të tre punëtorët mund të punojnë tani në një kantier ndërtimi si elektricistë.
Peter Kürner nga rrjeti IQ “Integrim përmes kualifikimit” thotë se firmat kanë nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore, ndryshe në raste dëmesh as siguracionet nuk paguajnë.
Prandaj ato inkurajojnë punëtorët të bëjnë njohjen e diplomës.
” Kürner kritikon faktin që disa firma “kënaqen që nuk i paguajnë punëtorët sipas tarifave.”
Sic raporton DW sipas një raporti të Institutit Federal për Edukimin Profesional (BIBB) klinikat dhe azilet e plqeve organizojnë këshillime për punëtorët që në fillim të punës.
Profesionet në sektorin shëndetësor dhe përkujdesit janë të rregulluar me ligj. Ato lejohet të ushtrohen vetëm pas njohjes së plotë të diplomave.
Në këtë sektor vihet re një mungesë e theksuar e fuqisë së kualifikuar punëtore. Prandaj klinikat janë vetë aktive, megjithëse jo gjithmonë.
Ende nuk ka të statistika të sakta se sa i vlen për aplikantët pagesa e disa qindra eurove për njohjen e diplomave në gjetjen e një pune më të kualifikuar.
Një hulumtim i përgjithshmë i BIIB-s tregon se njohja e plotë e diplomës ul rrezikun e punësimit nën kualifikimin e punonjësit.
Qeveria gjermane do të rrisë deri në vitin 2018 fondet për qendrat konsulutuese, kurset e gjuhës dhe kualifikimin e mëtejshëm profesional, me mjetet e fondit social europian.
Marie-Louise Veddern, referente për njohjen ediplomave në Ministrinë e Arsimit shikon “shumë potencial edhe tek vetë firmat”.
Vetë punëdhënësit mund të financojnë kualifikime shtesë për punëtorët e tyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës