Lajme

Njoftohuni online për kolonat në kufi

Policia e Kosovës ka lansuar programin online, për t’i njoftuar qytetarët e në veçanti bashkatdhetarët për kolonat eventuale në kufij

Mërgimtarët që vijnë në Kosovë nuk do të futën më “aksidentalisht” në kolonat e gjata në kufi, pasi që paraprakisht ata do të njoftohen për gjendjen në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi nga Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka lansuar programin online nga ky bashkatdhetarët do të njoftohen drejtpërdrejt për kolonat në kufij.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar do të plasojë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) më Serbinë, por edhe vendet tjera.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit. Këto informata, në formë tabelore, do të jenë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun: mpb-ks.org/qkmk.

“Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar të punojë në drejtim të ofrimit e lehtësirave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim lëshuar nga Policia.

Në linkat e meposhtën mund të shihni LIVE flusket i pikave kufitare:

Live Kosovë – Serbi : https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Live Serbi – Kroaci : https://m.hak.hr/kamera.asp?g=2&k=1