Shqiperia

Njoftim: Shqiptarët që jetojnë në SHBA, mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Nese jeni në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me procesin e riatdhesimit me Air Albania

Në se je qytetar shqiptar që ndodhesh momentalisht në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me procesin e riatdhesimit me Air Albania që operon nga qyteti i Frankfurtit (Gjermani), Vjena (Austri), Roma dhe Milano (Itali).

Në çdo rast ju mund të fluturoni nga SHBA-ja drejt Europës, të qëndroni tranzit në aeroportin që keni zgjedhur dhe më pas të merrni fluturimin e Air Albania drejt Tiranës.

Sugjerojmë që fillimisht të siguroni një vend në pjesën e dytë të fluturimit me Air Albania. Për të realizuar këtë klikoni ne linkun e mëposhtëm si edhe të ndiqni hapat e vënë në diapozicion nga kompania Air Albania dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

https://www.airalbania.com.al/sq/reparation-information

Paralelisht duhet të keni koordinuar fluturimin nga SHBA-ja drejt qytetit që keni zgjedhur, e për këtë sugjerojmë t’u drejtoheni agjencive të fluturimit/ajrore.

Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces jeni të lutur të kontaktoni në telefon ose Whatsap nga ora 8.00 deri në orën 18.00 në numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

‪+355 4 224 60 00

‪+355 69 80 47 619

‪+355 69 80 47 625

‪+355 69 80 47 633

Vlen të theksojmë se gjatë këtyre ditëve, shumë shtetas shqiptarë në SHBA që e kanë pasur të domosdoshme largimin drejt Shqipërisë, përpara fillimit të linjave të zakonshme kanë operuar nëpërmjet itinerarit të mësipërm dhe tashmë kanë mbërritur në Shqipëri. /Albinfo.ch