Kosova
Njoftim rreth ecurisë së procesit të njohjes së patentëshoferëve në Gjermani
Ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane nuk do të bëhen prognoza për atë nëse dhe kur do të merren vendime të rëndësishme
Me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC), Ministrisë së Infrastukturës dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në gusht të vitit 2018 ka dorëzuar Aplikacionin e përmbushur të pyetësorit të Qeverisë Federale të Gjermanisë- Ministrisë së Transportit dhe Digjitalizimit dhe 16 Bundeslandeve gjermane, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Beqë Cufaj nga koha e dorëzimit të aplikacionit në fjalë ka zhvilluar takime dhe biseda intensive me zyrtarë të Qeverisë së Gjermanisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Digjitalizimit për të parë ecurinë e vlerësimit të përgjigjeve në aspektin teoriko-ligjor dhe përputhshmërinë me legjislaturën gjermane.
Më 4 dhjetor 2019 Ambasadori Cufaj është informuar nga Drejtori i kësaj ministrie, z. Guido Zielke, që aspekti në fjalë është përmbushur dhe se delegacioni gjerman do ta vizitojë Kosovën në filim të vitit 2020.
Vizita në fjalë është zhvilluar më datat 10 dhe 11 shkurt 2020. Delegacioni gjerman është përcjellë edhe nga Ambasadori Cufaj dhe ka pasur përkrahjen e plotë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë gjatë vizitës në Kosovë.
Gjatë takimeve të autoriteteteve gjermane me disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe shikimi të të gjitha fushave që kanë të bëjnë me procet e marrjes së patentshoferëve- nga statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyra e kalimit të testeve, prodhimi i dokumentacionit dhe të gjitha fushat e tjera që kanë të bëjnë me këtë proces- Kosova hyn në fazë të re në këtë proces thellësisht teknik. Një falënderim shkon për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe drejtuesit e saj për përkrahjen e pakursyer në këtë proces.
Ministria e Transportit dhe Digjitalizmit e Gjermanisë dhe ministrat e 16 Bundeslandeve të Gjermanisë do të bëjnë vlerësimin e raportimit nga vizita në fjalë dhe pastaj do të dalin me rezultatet, të cilat do të jepen ose në formë rekomandimi për avancim të procesit, ose në formë të njohjes reciproke.
Ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane, nuk do të bëhen prognoza për atë nëse dhe kur do të merren vendime të rëndësishme./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën