Lajme
Njoftim për aplikim
Për inkuadrimin e mësueseve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe
Të nderuar kolegë/e,
Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër shpall konkurs për mësues/e, në këto kantone: Baselland, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Schaffhausen, Appenzel, Tessin dhe Cyrih. Tek ky i fundit do të hapen me dhjetëra klasa të reja.
- Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:
- a) Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
- b) Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
- c) Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet arsimore. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
- Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
- Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
- Diploma (Kopje)
- Vërtetimet e përvojës së punës
- Lejeqëndrimi në Zvicër
- Certifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)
- Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
- a) Në adresën postare: Oberlandstrasse70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,
Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF
- b) Në adresën elektronike (e-mail) të Koordinatorit të “Shkollës Shqipe”: [email protected]
- Afati i Aplikimit është i hapur nga data 10 korrik deri më 15 gusht 2021
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit