Lajme
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicėr mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor

Është bërë e ditur se Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicėr do të mbahet më 11.09.2021, nga ora 14:00, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se ky takim do të jetë fizik, por edhe përmes platformës online Zoom.
Kujtojmë se Kuvendi i Dytë Zgjedhor ishte paraparë të mbahet në të njëjtën ditë me Simpoziumin e Dytë të Shkencave Mjekësore, më 21.11.2020, në Stadtspital Triemli në Zürich, por për shkak të situatës së përgjithshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, pas konsultimit me anëtarët aktivë të shoqatës u anulua mbajtja e tyre.
Njoftimi i plotë
I/e nderuar kolegë
Kemi kënaqësinë e veçantë t‘iu njoftojmë se Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicėr do të mbahet më dt. 11.09.2021 nga ora 14 (takim fizik si dhe përmes platformës online Zoom).
Siç e dini, Kuvendi i Dytë Zgjedhor ishte paraparë të mbahet në të njëjtën ditë me Simpoziumin e Dytë të Shkencave Mjekësore, me dt. 21.11.2020 në Stadtspital Triemli në Zürich, por për shkak të situatës së përgjithshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, pas konsultimit me anëtarët aktivë të shoqatës u anulua mbajtja e tyre.
Lidhur me programin e kuvendit si dhe vendin e mbajtjes, do t‘ju informojmë me kohë.
Shpresojmë në një pjesëmarrje sa më të lartë!
Me respekt,
Kryesia e LMSHZ-së.
sekretariat@swissalbmed.ch
E-Diaspora
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim...
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
Jeta në Zvicër
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër Me fillimin e fazës përfundimtare të përgatitjeve për Eurovision 2025, të cilat do të zhvillohen në...
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale