Lajme

Njoftim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se për shkak të ngritjes së nivelit të rrezikshmërisë nga Covid-19 në të gjitha vendet, duke filluar nga sot, më 13 mars 2020 deri 20 mars 2020 do të ofrojë Shërbime Konsullore vetëm për raste emergjente  (në rast fatkeqësive apo të humbjes së dokumenteve), përcjell albinfo.ch.

Shërbime të tjera konsullore, si (ripërtëritja e dokumenteve apo ato të gjendjes civile) nuk do të ofrohen gjatë kësaj periudhe kohore).

Nëse ju keni situatë të natyrës emergjente, ju lutem kontaktoni në numrin emergjent të vënë në dispozicion për këtë periudhë kohore: +41 79 792 64 03