Lajme

Nesër, fluturimi i fundit i riatdhesimit nga Zvicra për në Kosovë

Fluturimi do të realizohet në mëngjes nga Aeroporti i Cyrihut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar lidhur me fluturimet për rastet emergjente për datën 5 qershor 2020, përcjell albinfo.ch.

Njoftimi i plotë i Ambasadës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se nesër, me datë 5 qershor 2020 do të jetë fluturimi i fundit i riatdhesimit nga Konfederata e Zvicrës për në Republikën e Kosovës.

Fluturimi do të realizohet në mëngjes nga Aeroporti i Cyrihut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë, të cilët kanë pasur së fundi raste emergjente të kontaktojnë numrat emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullatës në Cyrih, në mënyrë që të kenë mundësinë të udhëtojnë nesër për në Republikën e Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë falënderon të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe kohore të pandemisë.