Lajme

Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të dërgohen në kutinë postale të hapur, transmeton albinfo.ch.

“Lusim për vëmendje dhe kujdes që të regjistruarit për votim me postë në Zvicër, zarfet me fletvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgohen në kutinë postale të hapur për këtë qëllim, në adresën: KQZ, Postfach 1, 8018, Zürich”, thuhet në njoftimin e tyre.