Shqipëria

Njoftim mbi procedurën për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti në Shqipëri

Aktualisht në Republikën e Shqipërisë të gjitha aplikimet për pajisje/ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht #online. Shtetasit e interesuar ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit, transmeton albinfo.ch.

Konkretisht specifikohet që të gjithë shtetasit e interesuar për të marrë këtë shërbim, duke qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë:

  1. a) Në rastin e aplikimit për pajisje/ripajisje me pasaportë biometrike, si dhe pasaportë biometrike dhe kartë identiteti njëkohësisht, duhet të ndjekin procedurën si mëposhtë:
  • Aplikojnë në e-Albania duke zgjedhur opsionin: “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”.

Për dijeninë tuaj, ju përcjellim linkun me informacionin e detajuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

  • Pas shqyrtimit të aplikimit, shtetasit e interesuar do të njoftohen me sms dhe e-mail për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia;
  • Pjesë e mesazhit të sipërcituar, të miratimit, do të jetë edhe linku ku shtetasit duhet të rezervojnë datën dhe orën për t’u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse të ALEAT, me qëllim vijimin e procedurës së aplikimit;
  1. b) Në rastin e aplikimit për pajisje/ ripajisje vetëm me kartë identiteti, shtetasit e interesuar duhet të rezervojnë takimin për t’u paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT. Informacioni lidhur me proceduren që duhet ndjekur për rezervimin gjendet në linkun si vijon: https://rezervo.aleat.al/

/Albinfo.ch