Lajme
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025

Të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë për Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të dërgojë dokumentacionin zgjedhor në adresën që ju keni deklaruar në platformën PER. Dorëzimi i zarfit do të bëhet individualisht përmes operatorit postar 𝐃𝐇𝐋.
Brenda zarfit që do të merrni nga KQZ, do të gjeni:
• Zarfin e kthimit përmes DHL
• Udhëzuesin për votimin
• Një listë me numrat e kontaktit të DHL sipas shteteve
• Zarfin B (që përmban zarfin A dhe fletën e votimit)
𝐒𝐢 𝐭ë 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧𝐢?
1. Hapni zarfin B dhe nxirrni prej tij zarfin A.
2. Nga zarfi A nxirrni fletën e votimit dhe votoni për vetëm një parti/koalicion ose vetëm një kandidat. Nuk lejohet të votoni për një parti dhe një kandidat të një partie tjetër.
3. Paloseni fletën dhe vendoseni në zarfin A. Mos bëni asnjë shënim mbi të.
4. Vendoseni zarfin A brenda zarfit B dhe mbylleni. Edhe këtu, pa shënime.
5. Futeni zarfin B brenda zarfit të DHL dhe mbylleni.
Pasi të keni përfunduar, kontaktoni DHL për të dorëzuar zarfin e kthimit.
𝐑𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝟑 𝐝𝐢𝐭ë𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐳𝐚𝐫𝐟𝐢𝐭, 𝐪ë 𝐭ë 𝐦𝐛ë𝐫𝐫𝐢𝐣ë 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢 𝐣𝐨 𝐦ë 𝐯𝐨𝐧ë 𝐬𝐞 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟗:𝟎𝟎, 𝐦ë 𝟏𝟏 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟓.
𝐏𝐨𝐬𝐭𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐐𝐙.
𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐣𝐨𝐭𝐞, 𝐳ë𝐫𝐢 𝐲𝐭 𝐩ë𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë!T
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Propozim për barazim të pagave: Qeveria federale kërkon orientim më të madh drejt tregut Punonjësit e administratës federale në Zvicër, në të ardhmen, nuk duhet të fitojnë më shumë se...
-
Garda Zvicerane pjesëmarrëse në varrimin e Papës
-
Ndikimi i tarifave në ekonominë zvicerane shqetëson publikun
-
Firmat zvicerane kanë 25% gra në bordet drejtuese
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë