Kosova
Njihe Vushtrrinë me Egzonën

Egzona Azemi
Profesioni: Etnologe
Egzona e zhvillon aktivitetin e saj si guidë turistike në qytetin e Vushtrrisë që nga viti 2018. Profesioni i saj si etnologe e plotëson bukur aktivitetin si guidë turistike me fokus në monumentet e trashëgimisë kulturore në qytetin e saj. Studimi i jetës sociale dhe kulturës së shoqërisë i ka dhënë Egzonës hapësirë për ta transmetuar dhe rrëfyer kulturën e vendit tek vizitorët e ndryshëm. Në vitin 2015 ajo ndoqi një trajnim për ushtrimin e profesionit të guidës turistike dhe aty i lindi ideja e ndërlidhjes së dy profesioneve.
Njihe Vushtrrinë me Egzonën
Si guidë turistike e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, vizitorët dhe turistët zakonisht i pres në Kalanë e qytetit. Aty i marr në një tur me shpjegime brenda Kalasë, por kam edhe ture të tjera për të cilat jam e njoftuar paraprakisht dhe i udhëheq ata edhe në monumetet e tjera dhe vendeve me interes që janë për t’u vizituar në qytet. Kështu, turi fillon në kala, pastaj shkojmë në hamam, tek Ura e Gurit, vizitojmë objektet fetare dhe kulturore që janë në qytet dhe pika të tjera me interes.
Qyteti i Vushtrrisë është një qytet i vogël, po ka lashtësi dhe historik të dashur, kështu që turi i preferuar është kur pas vizitës në qytet ndalemi në Urën e Gurit pa lum dhe rrëfej historinë e urës si rrugë lidhëse dhe tregtare të qytetërimeve dhe vendeve më të mëdha të kohës së lashtë dhe asaj mesjetare. Pothujase me secilin grup e vizitojmë këtë Urë/monument ngase edhe është prej të rrallave që nuk e përshkon lumi dhe paraqet një simbol të veçantë për qytetin.
Pasioni për profesionin e dytë
Ajo çka e tërheq Egzonën më së shumti në profesionin e dytë si guidë turistike është afërsia që krijon me njerëz dhe mundësia për të shpërfaqur dhe promovuar vendin dhe aftësitë dhe njohuritë në përgjithësi. Për Egzonën, secili moment me turistë dhe vizitorë është i veçantë, ngase secili prej tyre është i ndryshëm dhe transmeton energji të ndryshme. Momentet më të mira janë ato kur merr si shpërblim shumë fjalë të mira dhe e di se i merr si rezultat i punës tënde. Ajo dëshiron të veçojë rastet kur turistët janë kthyer sërish me shoqëri ose familje që të vizitojnë së dyti qytetin dhe vendet e tjera që u ka rekomanduar në vizitën e parë.
Artikulli është publikuar në magazinën albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
E-Diaspora
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë Mira Murati nis revolucioni në inteligjencën artificiale me një financim ambicioz prej 2 miliardë dollarësh...
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
-
Gjuha Shqipe futet në arsimin publik të një shkolle në Nju-Jork
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e Zvicrës tregon biseden që bëri me Donald Trump Presidentja e Zvicrës: “Nuk e di nëse e binda unë Trumpin”, “ia shpjegova situatën tonë”...
-
Në 2025, rreth 1600 trena specialë në Zvicër do të jenë në funksion
-
LinkedIn rendit dhjetë kompanitë më të mira zvicerane për të punuar këtë vit
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur