Kuriozitete

Njeriu i pastrehë ua jep 20 dollarët e fundit, ata e shpërblejnë me 280 mijë dollarë!

Kate i është shumë mirënjohëse varfanjakut i cili e kishte ndihmuar kur ajo kishte mbetur në mes të rrugës me makinën e shuar pa benzinë dhe pa asnjë dysh në xhep

Ngjan me përrallat por ka ndodhur në realitet. Një amerikan i pastrehë, me paratë e tij të fundit, 20 dollarë, ua ka paguar benzinën për makinën e tyre Kate McClure dhe mikut të saj Mark D`Amico që në atë moment kishin mbetur pa lekë, shkruajnë mediet amerikane.

Por ky gjest bamirësie u ka bërë aq shumë përshtypje dy të rinjve sa që kanë vendsour t`i bëjnë atij Johny Bobbit Jr. një shpërblim të veçantë, transmeton albinfo.ch. Dhe ky shpërblim ka tejkaluar mbi njëmijë herë shumën e parave që Bobbit kishte dhënë për Kate dhe Mark.

Kate kishte iniciuar një aksion në internet për grumbullimin e ndihmave për të varfrin bamirës. Aksioni i titulluar “Gofundme.com” ka prekur zemrat e afër 10 mijë njerëzve, të cilët kanë dhënë “sa u ka kushtuar shpirti”. Kështu, të enjten ishin ende vetëm 60 mijë dollarë ndërkohë që  tashmë janë grumbulluar 280 mijë dollarë, bën të ditur Kate McClure nga New Jersey, përcjell albinfo.ch. Kate i është shumë mirënjohëse varfanjakut i cili e kishte ndihmuar kur ajo kishte mbetur në mes të rrugës me makinën e shuar pa benzinë dhe pa asnjë dysh në xhep.