Kuriozitete
Njeriu me “krahun e artë”, dhuron gjak për herë të fundit
Një 81-vjeçar në Australi ka dhënë gjak për herë të 1,173-të. Ai ka shpëtuar jetën e mbi 2.4 milionë foshnjave gjatë disa dekadave. James Harrison, i njohur me nofkën “njeriu me krahun e artë”, bëri dhurimin e tij të fundit të gjakut.
Ai dhuroi gjak 1,173 herë dhe shpëtoi jetën e mbi 2.4 milionë foshnjave gjatë disa dekadave. 81-vjeçari ka një antitrup në gjakun e tij, që përdoret për të bërë ilaçin jetëshpëtues Anti-D, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kryqit të Kuq të Australisë, ilaçi Anti-D u jepet nënave, gjaku i të cilave është në rrezik të sulmojë foshnjat e palindura. Harrisoni është pionier në programin anti-D, duke dhënë gjak që nga viti 1967.
Ai madje mban edhe rekordin botëror të Guinnessit për dhurime të gjakut dhe është nderuar në Australi për shërbimin e tij. Kur Harrisoni ishte 14 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni në gjoks dhe kishte nevojë për gjakun e të tjerëve. Ai u zotua pas procedurës që sapo të rritej do të dhuronte gjakun e tij për të tjerët.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind